Reforma në Drejtësi dhe Pavarësia e Pushteteve

Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Reforma në Drejtësi ka për qëllim ngritjen e sistemit të pavarur të drejtësisë nëpërmjet transformimit të mënyrës së qeverisjes së sistemit, përmirësimit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe përmes kontrollit të thelluar të figurës morale të tyre. Ndryshe nga konfigurimi ekzistues, reforma në drejtësi ka parashikuar depolitizim të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ne detyrë si dhe kritere të forta profesionale dhe morale për çdo funksionar të sistemit të drejtësisë.
Njihuni me format e reja të organizimit të sistemit të drejtësisë dhe masat konkrete që do të mundësojnë një drejtësi të pavarur dhe të paanshme.

Media

Lexuar 1224 herë