CSDG - Komunikimi në institucionet e reja të drejtësisë

Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Reforma në sistemin e drejtësisë përbën një nga ndërmarrjet më të mëdha në drejtim të përmirësimit të demokracisë në Shqipëri. Qytetarët kanë pritshmëri të larta dhe për këtë arsye duhet që ajo të jetë sa më rezultative. Kjo edhe sepse ritmi i punës së institucioneve gjatë reformës është ulur duke krijuar boshllëqe dhe vonesa në shumë procese.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar përceptohen nga publiku si kërcënimet kryesore ndaj progresit ekonomiko-shoqëror të vendit, prandaj dhe hetimi dhe gjykimi i shpejtë dhe i drejtë i personave të përfshirë në këto vepra të rënda penale do të jenë vendimtare për besueshmërinë e qytetarëve ndaj reformës. 

Por rritja e efektivitetit në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar nevojitet të shoqërohet edhe nga një qasje e re e komunikimit me publikun. Për këtë arsye, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ka përgatitur videon më poshtë, e cila prezanton disa nga elementët kryesorë në funksion të krijimit të një marrëdhënie të re komunikimi me publikun si një detyrim i rëndësishëm i institucioneve të reja të drejtësisë.

Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.

Media

Lexuar 1187 herë