Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësisë së Pavarur Hetimore ndryshe quajtur edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Kjo strukture, e përbërë nga organet e lartpërmendura do të ndjekë dhe hetojë vetëm çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar..
Ndërkohe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është përgjegjëse për gjykimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe akuzave penale kundër një numër zyrtarësh të lartë si: Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, deputetëve, etj. Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është e përbërë nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e shkallës së parë dhe ajo e apelit, të cilat ndodhen në Tiranë me fuqi veprimi në të gjithë territorin e Shqipërisë.