Reforma në drejtësi synon të garantojë konsolidimin e barazisë së të gjithë qytetarëve përpara ligjit, ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë si dhe funksionimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, të pavarur dhe efiçient.
Reforma në drejtësi duhet të shënojë një moment kthese në drejtësinë shqiptare, e cila nga ky moment e në vijim duhet të vazhdojë në kursin e së drejtës, në respektim të ligjit dhe mbi të gjithë në përmbushjen e funksionit të saj publik për dhënien e drejtësisë.