Reforma në drejtësi autorizoi kryerjen e këtij kontrolli të jashtëzakonshëm (Vetting-ut) për shkak se:
- Në disa vrojtime të zhvilluara nga organizatat e shoqërisë civile, 25% e vetë gjyqtarëve pranonin ekzistencën e korrupsionit në gjyqësor;
- Në deklarimet e pasurisë pranë ILDKPKI-së rezultonte se 1/3 e gjyqtarëve zotëronin pasuri mbi 300,000 euro. Madje disa gjyqtarë kishin deklaruar pasuri prej miliona euro;
- Në disa vrojtime të zhvilluara nga organizatat e shoqërisë civile 57% e gjyqtarëve pranonin se vendimet e tyre ndikoheshin, në një mënyrë apo tjetrën, nga influenca politike ose të krimit të organizuar.