KLP përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë prokurorë. Dy anëtarë janë avokatë. Dy anëtarë janë pedagogë të së drejtës dhe një anëtar vjen nga rradhët e shoqërisë civile. KLP organizohet dhe funksionon në mbledhje plenare dhe në 4 komisione të përhershme: Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, Komisioni Disiplinor, Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale dhe Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.