Merkure, 17 Tetor 2018 13:03
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë


Ndërveprimi i KLP me qytetarët

1. Çdo qytetar apo biznes mund të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë informacione në lidhje me kompetencat / përgjegjësitë e tij të treguara më lart në bazë të ligjit për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare;
2. Çdo qytetar apo biznes mund të bashkëpunojë me Këshillin e Lartë të Prokurorisës duke i vënë në dispozicion atij informacione ose dokumente, të cilat i nevojiten Këshillit për ushtrimin e funksioneve të tij (psh për etikën dhe profesionalizmin e prokurorëve etj);
3. Çdo qytetar ose biznes mund paraqitet ose të dërgojë përfaqësues në mbledhjet plenare të KLP ose të komisioneve për të paraqitur prova dhe dëshmuar në lidhje me çdo çështje që lidhet me ushtrimin e funksioneve të Këshillit.
4. Çdo qytetar ose biznes mund të ankohet kundër akteve administrative të KLP me efekt të përgjithshëm detyrues në Gjykatën Administrative të Apelit (në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me ligjin) ose në Gjykatën Kushtetuese (në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën).