Merkure, 17 Tetor 2018 13:01
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të KLP

Gjashtë anëtarët prokurorë të KLP zgjidhen nga kolegët e tyre (nga vetë prokurorët) sipas procedurave dhe përkundrejt kritereve të parashikuara në ligj.

Kandidatët nga avokatia përzgjidhen fillimisht nga një strukturë e pavarur, e drejtuar nga Avokati i Popullit. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: së pari nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë midis kandidatëve nga trupa e pedagogëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Kandidatët nga shoqëria civile përzgjidhen fillimisht nga një strukturë e pavarur e përbërë nga përfaqësues të shoqërisë civile. Kuvendi zgjedh pastaj 1 anëtar midis kandidatëve nga shoqëria civile me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Në qoftë se Kuvendi nuk e arrin shumicën prej 2/3, kandidatët e renditur më lart në vlerësimin e organeve që bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve konsiderohen të emëruar.