200 nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë kanë lidhje me grupet kriminale. Kjo është përgjigja që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i ka dhënë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. DSIK në shkresën e tij tregon format se si gjyqtarët dhe prokurorët kanë komunikuar me njerëz që janë pjesë e krimit të organizuar “Kontakte të papërshtatshme të evidentuara janë në lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi i qëllimshëm, që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit” thuhet në raportin e DSIK. Erinda Skëndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpjegon se DSIK thotë në përgjigjen e tij se 200 nga 800 subjektet e rivlerësimit në…
"Vettingu në lupë" është një projekt që po zbatohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me mbështetjen financiare të Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine. Qëllimi i projektit është monitorimi i procesit të Vettingut, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. https://www.facebook.com/vettingu.ne.lupe
Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs shtrëngoi duart me prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Adnan Xholi të martën, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se ky i fundit e kaloi me sukses testin e vetingut. Kryesuesja e trupit gjykues, Brunilda Bekteshi tha se nga hetimi dhe analiza financiare rezultoi se prokurori Xholi “nuk ka pasuri të pajustifikuar dhe nuk ka cënuar besimin e publikut”. Prokurori Xholi ka një karrierë 21 vjeçare në radhët e organit të akuzës dhe prej vitit 2013 ai punon në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u konfirmua në detyrë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu hetimin administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit. Komisioni kaloi në sitë pasuritë e deklaruara në deklaratën veting të vitit 2017,…
Konstituimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) përballet me vonesa për shkak të mos konfirmimit të kandidatëve të fazës së parë.KLP është organi përgjegjës për emërimet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). I ndërtuar sipas të njëjtit koncept me Këshillin e Lartë Gjyqësor, ky organ do të ketë në përbërje 11 anëtarë: 6 prokurorë dhe 5 jo-prokurorë.Anëtarët jo-prokurorë të KLP: Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj (nga Avokatia), Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci (Pedagogë) dhe Alfred Balla (nga Shoqëria Civile) janë zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë në 8 shkurt 2018. Ndërkohë anëtarët jo-prokurorë në KLP do të jenë: - 3 prokurorë të shkallës së parë, së paku 1 prej tyre prokuror në një prokurori pranë gjykatës të shkallës së parë jashtë…
BE ka njoftuar nisjen e procesit "screening". Në praktikën e deritanishme ky është një proces i monitorimit dhe asistencës, për ligjet, aktet administrative dhe vendimmarrjet. Shqipëria pritet të bëhet një rast i veçantë nga praktika tradicionale e ndjekur nga BE. Me insistim nga Berlini, Parisi dhe kolegët e tyre përtej Atlantikut, është rënë dakord në nivele politike për të aplikuar në Shqipëri një model tjetër të procesit "screening": hetim, monitorim dhe përgatitjen e dosjeve për vettingun e politikanëve e zyrtarëve vendimmarrës në Shqipëri. Tashmë është e qartë se standardi që politika ndoqi me gjyqësorin e prokurorinë, - largim nga sistemi për 50% të gjyqtarëve e prokurorëve, të cilët, nuk justifikojnë dot burimet e tyre financiare, - nuk ka sens dhe…
Problemet me pasuritë dhe transfertat, KPK shkarkon kryetaren e Gjykatës së Apelit Korçë Hetimi administrativi i KPK mbi pasurinë e kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë Entela Priftit gjeti se gjykatësja kishte kryer “mos deklarim të pasurive, fshehje të tyre, mungesë të burimeve financiare, mosdeklarimi të transfertave e llogarive familjare dhe raste të mos paraqitjes së dokumentacionit për të ardhurat e dhuruesve”. Të mërkurën KPK njoftoi se kishte marrë vendim për shkarkimin e Priftit. Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli,  Etleda Çiftja relatore dhe Roland Ilia anëtar, vendosi  “shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë”. Në seancën e shpalljes së vendimit, kryetarja e trupit gjykues, Firdes Shuli, tha se…
E ballafaquar me korrupsionin mjaft të përhapur dhe kërcënimin e një krimi të organizuar gjithnjë e më të fuqishëm, qeveria dhe institucionet politike shqiptare ndërmorën reformën në gjyqësor. Reforma udhëhiqet nga një kërkesë e fortë e brendshme, pasi qytetarët duan që gjyqësori të mbështesë sundimin e ligjit dhe të japë drejtësi pa ndikime politike, korruptive ose kriminale, si dhe një mbështetje të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa perceptohet gjerësisht si një përpjekje për të frenuar korrupsionin dhe krimin, reforma e gjyqësorit është shumë më tepër se kaq. Në një sistem demokratik përfaqësues, gjyqësori është shtylla e tretë e shtetit dhe një pjesë thelbësore e sistemit të kontrollit dhe ekuilibrave. Si i tillë, ai qëndron si kundërpeshë ndaj dy shtyllave të…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Firdes Shuli si kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Roland Ilia anëtar, mbajti të hënën seancën dëgjimore për procesin e rivlerësimit kalimtar të kryetares së Gjykatës së Apelit Korçë, Entela Prifti. Zonja Prifii është shortuar nga Komisioni për shkak të funksionit të saj në krye të Gjykatës së Apelit Korçë. Procesi i rivlerësimit për këtë subjekt është fokusuar tek kontrolli i pasurisë, një nga tre kriteret e procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në këtë kontekst, KPK ka administruar raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë…
https://www.facebook.com/reporteralbania/videos/1209801389162023/ 
E ballafaquar me korrupsionin mjaft të përhapur dhe kërcënimin e një krimi të organizuar gjithnjë e më të fuqishëm, qeveria dhe institucionet politike shqiptare ndërmorën reformën në gjyqësor. Reforma udhëhiqet nga një kërkesë e fortë e brendshme, pasi qytetarët duan që gjyqësori të mbështesë sundimin e ligjit dhe të japë drejtësi pa ndikime politike, korruptive ose kriminale, si dhe një mbështetje të gjerë nga bashkësia ndërkombëtare. Ndërsa perceptohet gjerësisht si një përpjekje për të frenuar korrupsionin dhe krimin, reforma e gjyqësorit është shumë më tepër se kaq. Në një sistem demokratik përfaqësues, gjyqësori është shtylla e tretë e shtetit dhe një pjesë thelbësore e sistemit të kontrollit dhe ekuilibrave. Si i tillë, ai qëndron si kundërpeshë ndaj dy shtyllave të…