Ashtu si në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK) edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit, u nda në vendimin për shkarkimin, tani përfundimtar, të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha. KPA vendosi me 4 vota në favor të shkarkimit, ndër të cilat, një nga gjykatëset dha mendim paralel, ndërsa relatorja e çështjes Ina Rama votoi kundër, dhe arsyetoi se Hoxha duhej të konfirmohej. Në ankim, gjykatësi i shkarkuar kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së ndërsa thotë se “Komisioni nuk ka kuptuar qëllimin dhe rregullimin e jashtëzakonshëm të ligjit nr. 84/2016”.  Në ankimin e tij, subjekti i rivlerësimit “kundërshton standardin e arsyetimit të vendimit nga ana e Komisionit”, pretendon “cënimin e standardit për një proces të rregullt, shkeljen e parimit të…
Edhe pse procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka hyrë në muajin e tetë, akoma nuk ka një kalendar se kur do të ngrihen KLGJ dhe KLP, të cilat do t’i hapin rrugën fillimit të procesit të ngritjes së SPAK dhe Gjykatave të Posaçme. Gjatë muajit nëntor është risjellë në vëmendje rivlerësimi i kandidatëve të listës së përparësisë pasi 13 nga 29 vendimet e dhëna për kandidatët për në KLGJ dhe KLP janë ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA). Tashmë që procesi i rivlerësimit ka hyrë në muajin e tetë, ecuria me ritëm më të shpejtë e dy proceseve të lidhura ngushtë me ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së është përcaktuese për zhvillimet e mëtejshme. Së pari, përshpejtimi…
Albanian Rule of Law Center , ne kuader te projektit “Qytetaret kunder Korrupsionit ne Drejtesi”, mundesuar nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine , zhvilloi me date 2 nentor 2018, ne ambjentet e Hotel International Vlore, tryezen me teme “Qytetari aktiv në luftën kundër korrupsionit në drejtësi dhe kushteve dhe mekanizmave të nevojshme për vendosjen e një bashkëpunimi midis qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese”. Te pranishem ne kete aktivitet ishin perfaqesues te drejtesise, policise, te qeverise vendore, studente te Universitetit Ismail Qemali dhe qytetare te rrethit Vlore. Ne kete takim u diskutua mbi reformen ne drejtesi, rritjen e perfshirjes se shoqerise ne luften kunder korrupsionit, rendesine e saj si dhe menyrat per te denoncuar cdo rast te bazuar qe implikon perfaqesues te drejtesise ne…
Prezantohen gjetjet paraprake të monitorimit të seancës dëgjimore të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për subjektin, Sokol Stojani. http://www.ahc.org.al/wp-content/…/2018/11/Fact_20Sheet.pdf…
Albanian Institute for International Studies, i mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, organizuan një diskutim të hapur me temë: KOSTOT DHE PËRFITIMET E QYTETARËVE SHQIPTARË NGA REFORMA NË DREJTËSITë Martën, më 30 tetor 2018, në orën 12.00 Gjatë këtij eventi, u prezantuan draft studimet mbi përfitimet e reformës në drejtësi dhe kostot e saj për qytetarët shqiptarë.
Merkure, 31 Tetor 2018 13:32

DEKLARATË PËR SHTYP - KSHH, ISP, CSDG

Tiranë, më 31 Tetor 2018 DEKLARATË PËR SHTYP Ecuria e procesit të vettingut në drejtësi ka rëndësi të veçantë për krijimin e institucioneve të reja, për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese e integruese të vendit, për zhbllokimin e ngërçeve të krijuara në procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, si dhe për të përmbushur në kohë e me cilësi pritshmëritë e publikut ndaj zbatimit të reformës. Rezultatet pozitive të arritura gjatë muajve qershor – korrik 2018, duke shënuar zhvillimin e një numri të madh seancash dëgjimore dhe numër të lartë vendimmarrjeje pritej të kishin ritëm të njëjtë dhe përmirësime cilësore në fazën e re të subjekteve të tjera të listës prioritare, të rinisur në muajin shtator.…
Përfundimi i rivlerësimit të kandidatëve për organet e reja të drejtësisë po vazhdon me ritme të ngadalta dhe për shkak të mosplotësimit të numrit të tyre gjatë fazës së parë është bërë rishpallje e thirrjeve për aplikime. Në këto kushte, konfirmimi i kandidatëve që kanë arritur ta kalojnë me sukses këtë proces përbën një hap të rëndësishëm për ritmin e ngritjes së këtyre institucioneve. Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të jenë organet kryesore për menaxhimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Për këtë arsye, kriteret profesionale të kandidatëve janë mjaft të rëndësishme për përzgjedhjen e tyre. Edhe më herët, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë, mosplotësimi i kritereve profesionale ka shpënë në rishpalljen…
Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies me mbështetjen e Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ka organizuar seanca informimi e debati me të rinjtë studentë të drejtësisë në Universiteti "Aleksandër Moisiu" dhe në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Në ditët e ardhshme do jetë edhe në Korçë, Elbasan, Vlorë, etj. #njihreformennedrejtesi    
Flasin ekspertët e drejtësisë: Politika kërkon të vonojë ngritjen e SPAK Ekspertet e drejtësisë mendojnë se vettingu po ecën me ritme të ngadalta, ndërsa njerëzit e politikës e shohin të gjithë këtë si një tentative për të vonuar ngritjen e SPAK. Nga hapja e procesit janë shkarkuar 25 gjyqtare e prokurorë dhe janë konfirmuar 25 të tjerë. Por pavarësisht se para ikjes ambasadori Donald Lu parashikoi ngritjen brenda vjeshtës të qeverive të drejtësisë KLP dhe KLGJ, kjo nuk ka ndodhur. Kanë mbetur pa u kontrolluar për në këto institucione edhe 3 kandidatë, ndërkohë që asnjë prokuror nuk i është përgjigjur thirrjes të bërë nga organi i akuzës për vakancën e krijuar për një garues drejt Këshillit të Lartë të Prokurorisë.…
Megjithëse mosplotësimi i numrit të kandidatëve në organet e drejtësisë rrezikon të krijojë vonesa në ngritjen e tyre, nevoja për të prioritarizuar rivlerësimin e kandidatëve të mbetur është po aq e rëndësishme. Lista e subjekteve prioritare e muajit dhjetor 2017, pati qëllim kryesor përshpejtimin e përfundimit të rivlerësimit për subjektet kandidatë në organet e drejtësisë, në mënyrë të veçantë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), me kompetenca të rëndësishme në drejtim të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK. Megjithatë pas datës 6 shtator, e gjithë periudha në vijim është fokusuar në rivlerësimin e subjekteve pjesë e shorteve pasuese, kur ende lista e përparësisë nuk është finalizuar. Përveç këtij fakti, ashtu si edhe në rastin e…