Në çfarë faze është zbatimi i ligjeve të reformës në drejtësi? Pse janë vonuar dhe kush e ka vonuar procesin e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë? Çfarë rëndësie ka reformimi i sitemit të drejtësisë për shoqërinë shqiptare, dhe jo vetëm për sistemin? Këto dhe tema të tjera u diskutuan në një takim të hapur me qytetarë në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të projektit “Informimi i qytetarëve dhe nxitja e rolit të tyre për të mbështetur reformimin e sistemit të drejtësisë”. Studentë, nxënës, dhe nëpunës morën pjesë në takim. Gazetarja Anila Hoxha, bëri një pasqyrë të asaj që është bërë deri tani me reformimin e sistemit, kryesisht procesin e vettingut, sa prokurorë e gjykatës janë përjashtuar nga sitemi.…
Reformimi i drejtësisë po përfaqësohet deri tani vetëm me vettingun. Organet e reja nuk janë krijuar dhe riorganizimi i krejt sistemit është ende larg në horizont. Ekspertët e drejtësisë thonë se do të duhej adaptuar një tjetër metodologji, që vetingut ti nënshtroheshin të parët kandidatët për në organet e reja, dhe ata që publikisht brenda sistemit tregohen me gisht si të korruptuar./Klan Plus
Edhe pas dy vitesh e gjysëm nga nisja e reformës në drejtësi, sistemi gjyqësor mbete në ngërç. Madje ende nuk janë konstituar institucionet e reja që do të jenë zemra e sistemit. Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë mbesin jashtë funksionit ndërsa Arta Marku prej 11 muajsh mbetet Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Politologu Afrim Krasniqi thotë së nga ky tranzicion i gjatë në sistemin e drejtësisë po përfitojnë njerëzit e drejtësisë së korruptuar. Afrim Krasniqi: "Një numër gjyqtarësh  dhe prokurorësh të korruptuar po përdorin periudhën kur nuk janë ende në veting për të marrë akte të korruptuar dhe për të zhvilluar një nivel ndoshta shumë të lartë korrupsioni se më parë. Në momentin kur atyre do i vijë radha për…
Qëndrimi i ndryshëm dhe jo i unifikuar i trupave gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sa i përket kryesisht vlerësimit të provave në kriterin e rivlerësimit të pasurisë së gjykatësve dhe prokurorëve, ishte ndër gjetjet kryesore të një raporti të Komitetit Shqiptar të Helsinkit të publikuar të martën. Raporti ngre dyshime për standarde të dyfishta. Megjithatë ekspertët e Komitetit Shqiptarë të Helsinkit (KShH), e kanë shmangur daljen në konkluzione sa i përket kësaj pike duke nguruar ti cilësojnë arysetimet e ndryshme si standard të dyfishtë. “Edhe në këtë drejtim, duke qenë se çështjet konkrete kanë specifikat dhe karakteristikat e tyre individuale, si dhe për shkak se vëzhgues të ndryshëm kanë analizuar vendime të ndryshme, është e vështirë të arrihet…
“Top Talk” është ndalur këtë të premte te Reforma në Drejtësi. Së fundi, Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Instituti i Studimeve Politike kanë përpiluar një raport, i cili vëren se vettingu për prokurorët dhe gjyqtarët ka probleme të dukshme me standardet e skualifikimit. Ligji parashikon tri kritere për të qenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë; pasurinë e justifikuar, integritetin personal dhe aftësitë profesionale. Por, këto 3 kritere me sa duket nuk po zbatohen njëlloj për të gjithë subjektet e rivlerësimit. Pikërisht për të folur mbi këtë raport dhe konkluzionet e tij, e ftuar në studion e emisionit të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, znj. Erida Skëndaj. Raporti i hartuar prej KSHH-së duket se…
Duke vlerësuar rëndësinë e transparencës dhe informimit të opinionit publik mbi reformën në drejtësi, KShH dhe ISP kanë hartuar përkatësisht dy studime: - një studim për matjen e vazhdueshme dhe raportimin periodik të cilësisë së debatit dhe të raportimit mbi dhe për reformën në drejtësi tek mediat kryesore vizive, të shkruara dhe atyre online; monitorimi i ligjërimit publik të aktorëve kryesorë politikë si dhe të aktorëve të vetë sistemit të drejtësisë në raport me reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj, si dhe;- një studim për monitorimin e cilësisë së vendimmarrjes së organeve të vetting-ut nga janari deri në tetor të vitit 2018, standartet dhe qartësia e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimmarrja mbi kriterin e pasurisë dhe…
Në kuadër të projektit “Infomimi dhe roli i qytetarëve në nxitjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi”, me mbeshtetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizatat Forumi i Mendimit të Lirë dhe Instituti i Studimeve Politike, janë duke organizuar një tur takimesh në disa qytete të vendit, kryesisht me të rinjtë, për të diskutuar mbi përfitimet e shoqërisë nga reformimi i sistemit të drejtësisë. Gjithashtu, po diskutohet roli që duhet të luajnë qytetarët, për të nxitur vazhdiminë e procesit të reformimit të drejtësisë.
CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes:Vonesat për ngritjen e KLGJ dhe KLP po hyjnë në muajin e 20 dhe mungesa e një kalendari të qartë për ecurinë e procesit mund të rrezikojë seriozisht edhe negociatat për antarësimin e vendit në Bashkimin EvropianAfati për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë u parashikua në ndryshimet kushtetuese të vitit 2016. Krijimi i këtyre dy organeve të rëndësishme për ecurinë e reformës në drejtësi duhej të përfundonte 8 muaj nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve, në muajin prill 2017, përfshirë procesin e rivlerësimit me përparësi për kandidatët gjyqtarë dhe prokurorë. Megjithë tejkalimin e këtyre afateve, krijimi i KLGJ dhe KLP mbetet ende një proces i…
Në kuadër të projektit “Reforma në drejtësi: me qytetarët dhe për qytetarët. Nga ligjet tek jetësimi praktik. Informim, lobim dhe monitorim” mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine , ekspertët e Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies zhvilluan takimin e radhës me studentë në Universitetin “Fan Noli” Korçë. Pjesëmarrës në takim ishte edhe rektori i Universitetit Prof. Ali Jashari. Studentët pjesëmarrës u njohën me elementët e reformës në drejtësi dhe institucionet e reja që krijohen, si dhe debatuan mbi vlerësimet dhe pritshmëritë e reformës. Një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit të një reforme është besimi publik dhe impakti në jetën institucionale dhe të shoqërisë, - vlerësim që studentët ndanë edhe për reformën në drejtësi. Ata ngritën problematika që lidhen…