Kuvendi organizoi hedhjen e shortit për KED më 7 dhjetor 2018. Dy kandidaturat e Gjykatës Kushtetuese ishin problematike, - një kandidat në proces vettingu në Kolegjin e Apelimit (u shkarkua një javë më pas), dhe kandidatura e dytë një anëtare e Gjykatës Kushtetuese me mandat të përfunduar dhe njëherësh kandidate për një post tjetër të lartë, kryetare në KLSH. Nga Gjykata e Lartë gjithashtu pati një të zgjedhur, njëherësh edhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese dhe një zëvendësues, njëherësh kandidat tashmë i zgjedhur në KLGJ. Nga Prokuroria e Përgjithshme pati vetëm një kandidat, pa zëvendësim, Prokuroria aktuale e Përgjithshme. E njëjta situatë u paraqit edhe nga prokurorët e apelit, me vetëm një kandidat dhe pa zëvendësues. Pjesa më e madhe e…