“Trupi gjykues i shortuar për këtë qëllim është i përbërë nga Pamela Qirko, komisionere, Lulzim Hamitaj, komisioner dhe Etleda Çiftja, komisionere,” thuhet në njërin prej vendimeve të ndërprerjes së vetingut, të zbardhur nga KPK. Trupa është ngritur më 26 shkurt 2019 dhe do të vendosë për dorëheqjet e subjekteve për një periudhë 1-vjeçare. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit kjo trupë gjykuese ka shpallur vendime për 10 subjekte, të cilët janë larguar nga sistemi përgjatë viteve 2017 dhe 2018 për shkak të mbushjes së moshës së pensionit. Ndërkohë, vendimet e zbardhura të enjten u përkasin gjyqtarëve Agim Ferizaj dhe Nazmie Pengili dhe prokurorëve Petrit Qerimi dhe Ylli Dhimitri. Ferizaj, ish-gjyqtar i Apelit të Durrësit e ka humbur statusin e magjistratit…