CSDG - Seminar “Qasja Strategjike në Komunikimin me Publikun”

Hene, 28 Shtator 2020 09:15
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Në kuadër të projektit “Monitorimi dhe vlerësimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Gykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Strukturës së Posaçme SPAK”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine, CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes organizoi seminarin “Qasja Strategjike në Komunikimin me Publikun”. Seminari u organizua në bashkëpunim më Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili është në proces hartimi të Strategjisë së Komunikimit të institucionit.  

Seminari kishte si qëllim dhënien e njohurive mbi komunikimin strategjik, zhvillimin dhe formulimin e Strategjisë së Komunikimit, si dhe identifikimin e nevojave për mbështetje të mëtejshme në proceset vijuese. Seminari u zhvillua në ambjentet e Polit të Drejtësisë me pjesëmarrje të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zyrtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Strategjitë e Komunikimit, të hartuara apo në proces hartimi nga institucionet e reja të drejtësisë, synojnë përmirësimin e komunikimit dhe fuqizimin e kapaciteteve për një komunikim sa më efektiv dhe në përputhje me pritshmëritë e publikut, si në hetimin dhe gjykimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ashtu edhe në mirëqeverisjen e sistemit të drejtësisë në tërësi.

Media