Në numrin 6 (gjashtë) të SPAK Monitor trajtohet procesi i ngritjes në detyrë dhe emërimit të 8 prokurorëve të parë të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ky numër fokusohet edhe në procesin e aplikimeve për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme si edhe pozicionin e Drejtorit dhe hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në kohën kur krijimi i injëkohshëm i Gjykatave të Posaçme KKKO dhe SPAK përbën gjithashtu një nga fazat më të rëndësishme, në këtë numër të SPAK Monitor përshkruhen masat e ndërmarra nga Gjykatat dhe Prokuroritë e Krimeve të Rënda (të dyja shkallët) sa i përket inventarizimit të dosjeve, të cilat do ti kalojnë për kompetencë institucioneve të reja kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në të njëjtën kohë edhe harmonizimi i ritmeve të procesit të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm përbën një komponent thelbësor në drejtim të konfirmimeve në detyrë dhe plotësimit të numrit ligjor për vendet vakante në organet e reja të hetimit dhe gjykimit.
Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.
Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF.