CSDG: SPAK Monitor nr.8, Mars - Maj 2020

Marte, 02 Qershor 2020 14:25
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Rreth gjashtë muaj nga fillimi i veprimtarisë të organeve të hetimit dhe gjykimit për veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore vazhdon të jetë ende një proces i papërfunduar. Kufizimet e vendosura si rezultat i pandemisë Covid-19 në fillim të muajit mars 2020 shtynë edhe më tej në kohë finalizimin e disa prej hapave të ndërmarrë.

Pavarësisht këtyre faktorëve, Gjykatat dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zhvilluar aktivitetin në ushtrim të kompetencave të parashikuara. Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të Aktit Normativ Nr. 1, datë 31.1.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, kompetencat lëndore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë zgjeruar.

Pritshmëritë e qytetarëve dhe publikut në përgjithësi ndaj Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe SPAK mbeten relativisht të larta. Mbi aktivitetin e këtyre institucioneve për 6 muajt e parë të vitit 2020 ju ftojmë të lexoni numrin 8 (tetë) të SPAK Monitor.

Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF.