Numri i pestë i SPAK Monitor (Qershor 2019-Gusht 2019) trajton ecurinë e procesit të rivlerësimit për prokurorët dhe gjyqtarët kandidatë në Prokurorinë dhe Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pjesë e rëndësishme e këtij numri i dedikohet edhe përmbylljes së hapave ligjorë të ndjekur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në drejtim të vlerësimit të aftësive profesionale dhe renditjes së 15 kandidatëve për ngirjte në detyrë në Prokurorinë e Posaçme.
Ky numër sjell në vëmendje gjithashtu edhe aspekte thelbësore në drejtim të ngritjes së Gjykatave të Posaçme KKKO, duke përfshirë, marrjen e masave organizative, hartimin e Strategjisë për Buxhetin, ridimesionimin e sistemit të sigurisë dhe aftësimin e teknologjisë për servarat, rregjistrat si dhe emërtesat dhe togat e reja.
Me rëndësi mbeten edhe përcaktimi përfundimtar i ambienteve të punës, alokimi i buxhetit si dhe rekrutimi i stafit të KLP-së për të mbështetur organizmin e veprimtarisë së një prej institucioneve të reja dhe më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.
Ky produkt realizohet nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Mendimet e shprehura në këtë material janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë mendimet e donatorit.
Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF.