CSDG: SPAK Monitor nr.4, Mars - Maj 2019

Hene, 27 Maj 2019 11:32
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Fillimi i ushtrimit të kompetencave të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) në drejtim të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatat dhe Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përbën një nga fazat më të rëndësishme të krijimit të dy institucioneve kryesore në vend për gjykimin dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta.

Të dyja organet kanë filluar procedurat për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda në Gjykatat e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (KKKO), si edhe përzgjedhjen e kandidatëve prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, rol përcaktues do të kenë vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Gjithashtu, funksionimi i këtyre strukturave do të varet nga plotësimi i një sërë kushtesh ligjore, financiare, teknike, administrative dhe njerëzore.

Ky numër i katërt i SPAK Monitor përshkruan ecurinë e deritanishme të procesit të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Gjykatat dhe Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Klikoni këtu për të shkarkuar buletin informativ në format PDF
http://csdgalbania.org/…/uploa…/2019/06/spak-monitor-4-1.pdf