Çfarë ndodh me vendimet e marra nga KLP me votat e anëtarit/anëtarëve që janë shkarkuar ose mund të shkarkohen gjatë rrugës nga KPA? Përgjigjia juridike është e thjeshtë: vendimet janë legjitime dhe mbeten në fuqi. Por ne e dimë se demokracia nuk është vetëm procedurë, është edhe besim, integritet dhe legjitimitet, - tri cilësi që në rastin konkret nuk merren sa duhet në konsideratë. Po sikur të rezultojnë që disa vendime janë marrë me shumicë votash dhe përcaktuese në votim janë pikërisht anëtari/anëtarët e shkarkuar nga KPA? A do të prodhojë kjo situatë krizë besimi dhe legjitimiteti? A do të jetë kjo bazë ligjore për ankimim të suksesshëm në Gjykatën Kushtetuese (nëse do kemi) ose në Gjykatën e Strasburgut?
Shenimi i plotë gjendet në linkun më poshtë:
http://isp.com.al/index.php/2019/03/04/klp-dhe-dilemat-e-hapura-te-legjitimitetit/