Viti i parë i vettingut: - nga 77 subjekte të rivlerësimit (duke hequr nga lista ata që kanë dhënë dorëheqje) rezulton se 35 ose 45% e tyre janë shkarkuar, 42 ose 55% e tyre janë konfirmuar në detyrë. Prej 42 rasteve të konfirmimit, 13 subjekte ose 31% e numrit janë ankimuar nga Komisioneri Publik në Kolegjin e Apelimit, 29 subjekte ose 69% e tyre nuk janë ankimuar. Asnjë rast shkarkimi nga KPK nuk është ankimuar nga KP dhe se vetëm 5 nga 13 rastet e animimit kanë qenë rekomandime të ONM.
Për secilën nga kategoritë ka pasur e ka debate, - nëse hetimi e gjykimi kanë qenë me të njëjtat standarde, nëse duheshin ankimuar edhe raste të tjera të subjekteve të rivlerësimit, nëse numri i të shkarkuarve ka qenë më i madh/vogël sesa pritej, nëse procesi ka ecur shpejt/ngadalë, nëse vettingu po jep rezultatet që priteshin, nëse ata që kaluan testin janë vërtetë të aftë profesionalisht, nëse ka komisionerë që kanë performancë pozitive apo negative, etj, etj. Të gjitha këto e të tjera pyetje, - do të jenë shumë shpejt publike si pjesë e raportit vjetor të monitorimit të reformës në drejtësi nga ISP.