Tryeze e Rrumbullaket: “Monitorimi i Ecurisë së Procesit për Ngritjen e Strukturës së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, në kuadër të projektit “Forcimi i informimit dhe pjesmarrjes së publikut në zbatimin e reformës në drejtësi nëpërmjet monitorimit, vlerësimit dhe komunikimit të procesit të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, do të prezantojë e diskutojë Raportin I të Monitorimit.
Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Raportit ka si qëllim të ofrojë një përshkrim sa më të qartë të proceseve ligjore për krijimin e Gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
dhe SPAK, si dhe të paraqesë një vlerësim të ecurisë së deritanishme të proceseve dhe sfidat me të cilat mund të ndeshen këto procese.
AGJENDA
09:45 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
- - - - - - - - - - -
10:00 – 10:20 Fjala hyrëse
Toni GOGU | Zëvendësministër, Ministria e Drejtësisë
Andi DOBRUSHI | Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e
Hapur për Shqipërinë (OSFA)
- - - - - - - - - - -
10:20 – 10:45 Prezantimi i Raportit të Parë të Monitorimit mbi ecurinë e ngritjes së Strukturës së Posaçme dhe Gjykatave të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Arjan DYRMISHI | Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Studimin e
Demokracisë dhe Qeverisjes
- - - - - - - - - - -
10:45 – 11:30 Referues në Panel
Gent IBRAHIMI | Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)
Sandër SIMONI | Kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda
- - - - - - - - - - -
11:30 – 12:00 Pyetje & Diskutime
Mbyllja e Tryezës
- - - - - - - - - - -
12:00 – 12:30 Drekë Bufe