Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në vazhdimësi ka ndarë gjetjet e monitorimit të seancave dëgjimore me gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë subjekt i vettingut. Bashkëpunimi i publikut dhe transparenca e procesit karshi publikut është një nga komponentët më të rëndësishëm të vettingut. KShH ju fton të njiheni me skedën e monitorimit të vëzhguesve të KShH-së për subjektin Z. Besnik Cani, Prokuror në Prokurorinë e Elbasanit, kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Klikoni linkun më poshtë për të parë gjetjet paraprake.
http://www.ahc.org.al/…/…/2018/12/Fact-Sheet_Besnik-Cani.pdf
Ky monitorim u realizua në kuadër të projektit nr.2 “Për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen dhe përgjegjshmërinë në procesin e Vettingut”– projekt i mbështetur financiarisht nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur Shqipëri (OSFA) dhe zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.