Duke vlerësuar rëndësinë e transparencës dhe informimit të opinionit publik mbi reformën në drejtësi, KShH dhe ISP kanë hartuar përkatësisht dy studime:
- një studim për matjen e vazhdueshme dhe raportimin periodik të cilësisë së debatit dhe të raportimit mbi dhe për reformën në drejtësi tek mediat kryesore vizive, të shkruara dhe atyre online; monitorimi i ligjërimit publik të aktorëve kryesorë politikë si dhe të aktorëve të vetë sistemit të drejtësisë në raport me reformën në drejtësi dhe ecurinë e saj, si dhe;
- një studim për monitorimin e cilësisë së vendimmarrjes së organeve të vetting-ut nga janari deri në tetor të vitit 2018, standartet dhe qartësia e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimmarrja mbi kriterin e pasurisë dhe standarti i analizës së këtij kriteri.
Gjetjet e këtyre studimeve do të prezantohen në datën 27 nëntor 2018, ora 9.30 në Hotel Tirana International, Salla Teuta.
Diskutimet tuaja mbi këto tematika janë të rëndësishme për të pasuruar diskursin publik dhe për të ndihmuar në informimin e opinionit publik.