Pandemia globale Covid-19, ashtu si në vendet me një demokraci të konsoliduar, krijoi një sërë vonesash dhe vështirësish në sistemin e drejtësisë në vendin tonë, duke sjellë pengesa në të drejtën e aksesit të qytetarëve në organet e sistemit gjyqësor. Gjatë kësaj periudhe, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në zbatim të projektit “Të drejtat e personave të privuar nga liria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore”, të mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine ka monitoruar në mënyrë proaktive mediat, faqet zyrtare të institucioneve të sistemit të drejtësisë, si dhe ka grumbulluar informacion nëpërmjet korrespondencave zyrtare të shkëmbyera me këto institucione. Në fokus të këtij raporti të pjesshëm monitorimi janë veprimtaria e disa institucioneve të sistemit të drejtësisë, përkatësisht e Prokurorit…