Merkure, 17 Tetor 2018 12:47
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Këshilli i Lartë Gjyqësor


Përbërja KLGJ

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej tyre janë gjyqtarë. Dy anëtarë janë avokatë. Dy anëtarë janë pedagogë të së drejtës dhe një anëtar vjen nga rradhët e shoqërisë civile. KLGJ organizohet dhe funksionon në mbledhje plenare dhe në 4 komisione të përhershme: Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, Komisioni Disiplinor, Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale dhe Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.