1. Çdo qytetar apo biznes mund të kërkojë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor informacione në lidhje me kompetencat / përgjegjësitë e tij të treguara më lart në bazë të ligjit për të drejtën e informimit mbi dokumentat zyrtare;
2. Çdo qytetar apo biznes mund të bashkëpunojë me Këshillin e Lartë Gjyqësor duke i vënë në dispozicion atij informacione ose dokumente, të cilat i nevojiten Këshillit për ushtrimin e funksioneve të tij (psh për etikën dhe profesionalizmin e gjyqtarëve ose për cilësinë e shërbimeve të administratës gjyqësore etj);
3. Çdo qytetar ose biznes mund paraqitet ose të dërgojë përfaqësues në mbledhjet plenare të KLGJ ose të komisioneve për të paraqitur prova dhe dëshmuar në lidhje me çdo çështje që lidhet me ushtrimin e funksioneve të Këshillit.
4. Çdo qytetar ose biznes mund të ankohet kundër akteve administrative të KLGJ me efekt të përgjithshëm detyrues në Gjykatën Administrative të Apelit (në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me ligjin) ose në Gjykatën Kushtetuese (në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me Kushtetutën).