Merkure, 17 Tetor 2018 13:32
Vlerëso këtë artikull
(0 votes)

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Mënyra e zgjedhjes së ILD

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) përzgjedh paraprakisht 5 kandidatë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë nga rradhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion. Pesë kandidatët renditen nga KED sipas meritës.
Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët përcaktohen nga neni 147/d, pika 3, i Kushtetutës dhe nga neni 199 i ligjit nr.115/2016, datë 03.11.2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Kuvendi zgjedh Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, midis 5 kandidatëve të përzgjedhur nga KED, me votat e 3/5 të të gjithë anëtarëve. Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave për asnjë prej kandidatëve kandidati që është renditur i pari nga KED shpallet i emëruar.